Qeveria Hoti - Foto: ZKM

Qeveria Hoti mban sot mbledhje

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Në njoftimin për media thuhet se mbledhja e Qeverisë do të mbahet në ora 12:00.

Zyra e Kryeministrit nuk ka njoftuar rendin e ditës të kësaj mbledhjeje.

Dje, në mbledhjen e saj, Qeveria Hoti ka hequr reciprocitetin me Serbinë.

Qeveria e re, e drejtuar nga Avdullah Hoti, është votuar në Kuvendin e Kosovës më 3 qershor 2020.