Qeveria Hoti 'injoron' Kuvendin, të pranishëm në seancë vetëm dy ministra

Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur vazhdimin e seancës plenare, në të cilën aktualisht po mbahet interpelanca e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj (AAK), për mësimin në kohë të pandemisë.

Në këtë seancë, rreth orës 14:00 të premten, veç ministrit Likaj dhe atij të Shëndetësisë, Armend Zemaj, nuk shihet asnjë anëtar tjetër i kabinetit qeveritar dhe as kryeministri Avdullah Hoti.

Pjesëtarët e kabinetit qeveritar, janë të ftuar për të marrë pjesë në secilën seancë të Kuvendit të Kosovës.

Kuvendi i Kosovës në vazhdimësi përballet edhe me mungesë kuorumi në vendimmarrje.