Qeveria Hoti heq reciprocitetin me Serbinë

Qeveria Hoti sot në mbledhjen e saj ka shfuqizuar vendimet përmes së cilave është vendosur masa e reciprocitetit me Serbinë.

Nën udhëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, ekzekutivi ka shfuqizuar vendimin e datës 20 mars 2020 të qeverisë së kaluar Kurti për zbatimin gradual të reciprocitetit me Serbinë dhe vendimin e datës 30 maj 2020, për plotësim ndryshimin e vendimit të parë për këtë masë.

“Kemi marrë një vendim të rëndësishëm sot, duke hequr pengesat e dialogut. Ne presim të njëjtën gjë nga pala serbe që t’i hiqen pengesat, e të vazhdojmë tutje”, ka deklaruar kryeministri Hoti.

Mbledhja e Qeverisë

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës

Publiée par Kallxo.com sur Samedi 6 juin 2020

Kujtojmë që masat e reciprocitetit ndaj Serbisë ishin vendosur nga Qeveria e udhëhequr nga ish-kryeminstri Albin Kurti me datën 1 prill 2020.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!