Qeveria Hoti hap zyrë për Luginën e Preshevës

Qeveria e Kosovës ka miratuar  propozim-vendimin për themelimin e “Zyrës për ofrimin e asistencës për qytetarët e Luginës së Preshevës.

Kjo zyrë do të jetë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Sipas kryeministrit Hoti, kjo zyrë do të ofrojë mbështetje për qytetarët e Luginës për aktivitete kulturore, furnizime me libra dhe mbështetje në punësim.

“Besoj kjo ishte ndër mbledhjet më përmbajtjesore qe prej fillimit të mandatit. Kemi miratuar 15 marrëveshje me Shqipërinë qe pritet të nënshkruhet të premten. Jam shumë i kënaqur me marrëveshjet.  Kemi marrë një vendim të rëndësishëm për themelimin e Zyrës për Luginën e Preshevës, mbështetje në aktivitetet kulturore, furnizim me libra, mbështetje në punësim”, ka deklaruar Hoti në konferencë.

Gjithashtu Hoti ka thënë se pervec kësaj është edhe fondi i përbashkët për Luginën në kuadër të marrëveshjes me Shqipërinë.