Ilustrimi: Trembelat për KALLXO.com

Qeveria Hoti e fut në buxhet projektimin e Autostradës së Dukagjinit

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e vitit 2021. Qeveria e ka futur në buxhet projektimin e Autostradës së Dukagjinit me kërkesën e Ministrit të Infrastrukturës, Arban Abrashi.

“Një projekt të cilin e kanë kontraktuar më herët dhe për të cilin ju duhen fonde shtesë edhe për të finalizuar vetë projektimin është ndërtimi i Autostradës se Dukagjinit: Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë”, tha Abrashi.

Abrashi tha se ka ndërhyrë duke i shtuar këto projekte pasi, sipas tij, disa nga to nuk kanë pasur paramasa dhe parallogari dhe kanë qenë në bashkëfinancim me komuna.

“Pastaj do t’i përcjellim në procedurë administrative në Ministrinë e Financave”, tha Abrashi.