Qeveria Haradinaj ngecë në ndërtimin e autostradës së Skenderajt

Punimet në rrugën me katër korsi që lidhë Skenderajn me Drenasin të cilat rinisën në Prill të këtij viti sërish janë bllokuar.

Me paratë e Ministrisë së Infrastrukturës në vitin 2014-të kishte nisur zgjërimi i rrugës Skenderaj-Drenas-Komoran punimet ishin bllokuar për të rinisur në Prill të këtij viti.

KALLXO.com mëson se procesi i ndërtimit të kësaj rruge sërish është ndërprerë për shkak të shpronësimeve.

“Punimet ne zgjerimin e rrugës regjionale R(102) Drenas-Skenderaj. Arsyeja e këtyre ndërprerjeve është për shkak të procesit të shpronësimeve i cili proces nuk ka përfunduar ende. Nga ana e MI-së, sipas të dhënave të personit përgjegjës për çështjen e shpronësimeve, elaborati i shpronësimeve është i gatshëm, por puna ka ngecur në pritje të azhurnimit të të dhënave nga ana e Kuvendeve Komunale gjegjësisht Drenasit dhe Skenderajt”, ka thënë zyra e MI.

Në ceremoninë e inaugurimit të nisjes së punimeve në prill të këtij viti ministri i instrastruktures, Pal Lekaj ne

Lekaj kishte paralajmëruar qe deri në vitin 2023, “Drenica ashtu si krejt Kosova do të jetë e kompletuar në infrastrukturë, moderne dhe me të gjitha elementet e sigurisë dhe sinjalistikës”.

Punimet janë ndërprerë në kohën kur Kosova është e mbingarkuar me vetura të mërgimtarëve, dhe si rrjedhoje rrugët kane mbetur në një gjendje aspak të përshtatshëm dhe jo shume te sigurt.

Gani Hoti një mërgimtar për KALLXO.com ka thënë se kjo rrugë përveç qe po i sjell maltretim tek ai si vozitës, problem po i sjell edhe automjetit.

“Shume keq ka mbet, e shpresojmë qe po kryhet më, bile verën tjetër me i ra kësaj rruge rahat, se po tutemi edhe kerret qe po na i prish, po e shihni edhe vet në çfarë gjendje është”, tha bashkatdhetari.

Për qarkullimin e automjeteve janë mundësuar 2 rrugë alternative të obligueshme anash punimeve, që janë secila rreth 500 metra gjatësi.

KALLXO.com ka siguruar disa fotografi të gjendjes se rrugës gjate punimeve: