Foto: ZKM

Qeveria hap kufijtë me tri shtetet fqinje

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme e ka miratuar për hapjen e kufijve shtetërorë të Republikës së Kosovës me Shqipërinë, Maqedoninë e  Veriut dhe me Serbinë.

 Qeveria e Kosovës sot ka mbajtur mbledhje korresponduese, e 24-ta me radhë, në të cilën ka miratuar projektligje, vendime dhe dokumente të tjera të fushës së përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.

Kujtojmë se qytetarët e Kosovës kanë pasur të drejtë qarkullimi në të tri shtetet e lartpërmendura, veçse Maqedonia e Veriut kërkon dëshmi të testit negativ për COVID-19 në hyrje për kosovarët.

Pak pasi ishte marrë ai vendim, Kosova mori vendim për reciprocitet me Maqedoninë e Veriut, vendim ky që u shfuqizua në mbledhjen e sotme.

Qeveria e Kosovës më 13 korrik kishte marr vendim që të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës që të hyjnë në Kosovë, duhet të dëshmojnë se nuk kanë COVID-19 dhe se duhet të posedojnë testin RT-PCR negativ në Sars COV-2.