Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Qeveria hap konkurse për bordet e tri ndërmarrjeve publike

Qeveria e Kosovës ka hapur konkurset për zgjedhjen e anëtarëve të bordeve të tri ndërmarrjeve publike,Postës së Kosovës”, Sh. A., Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit, “Hidromorava”, Sh. A., në Gjilan dhe “Trepça”, SH.A.

“Inkurajohen të gjithë profesionistët kudo që janë, të cilët mendojnë që mund të kontribuojnë në zhvillimin e këtyre ndërmarrjeve të konsiderojnë aplikimin në konkurse. Bordet e Përkohshme të emëruara sot nga Qeveria e Kosovës për disa ndërmarrje publike do të sigurojnë mbikëqyrjen e tyre deri në emërimin e Bordeve të rregullta”, thuhet në njoftimin e shpalljes së këyre konkurseve.

Konkurset mund të gjinden duke klikuar në linqet e mëposhtme. KALLXO.com do të përcjellë nga afër ecurinë që do të pasoj pas shpalljës së këtyre konkurseve.

https://kryeministri-ks.net/…/1.-Shq.-Konkursi-BNPQ.docx

https://kryeministri-ks.net/…/0.-Shq.-Trepca-Konkursi…