Trepça

Qeveria hap konkurs për Bordin Mbikëqyrës të Trepçës

Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Avdullah Hoti ka hapur konkurs për Bordin Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Publike “Trepça”.

Konkursi nga Qeveria është shpallur më 15 korrik.

Qeveria e kaluar e drejtuar nga Albin Kurti, më 28 shkurt kishte shkarkuar Bordin Mbikëqyrës të Trepçës.

Qeveria shkarkon Bordin mbikëqyrës të Trepçës

Ndërsa më 6 mars, Qeveria Kurti kishte emëruar Bordin e Përkohshëm. Sylejman Hyseni, kryesues dhe drejtor, Bahri Hyseni, drejtor, Shyqeri Kelmendi, drejtor dhe Shqyeri Sadiku, drejtor dhe përfaqësues i punëtorëve.

Qeveria emëroi Bord të përkohshëm Mbikëqyrës në Trepçë