Qeveria gjermane donacion në vlerë rreth 500 mijë euro për Policinë Kufitare të Kosovës

Qeveria gjermane ka dhuruar donacion pajisje për Policinë Kufitare të Kosovës, në vlerë rreth 500 mijë euro.

Qeveria e Kosovës përmes një komunikate bëri të ditur se ky donacion për Policinë Kufitare vjen si rezultat i bashkëpunimit mbi dy dekada që kanë Qeveria e Kosovës dhe ajo e Gjermanisë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka falënderuar Qeverinë gjermane dhe thuhet se ka shprehur “mirënjohjen e Qeverisë Kosovës për bashkëpunimin dhe partneritetin e shkëlqyer ndër vite në mes të dy shteteve.”.

Sveçla shtoi se donacioni nga Qeveria gjermane që ka dhuruar me pajisje moderne për Policinë Kufitare do të lehtësojë punën dhe do të ndihmojë në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore, mallrave, të kontrabandës dhe krimit.

“Gjithashtu,  ministri Sveçla theksoi se në korrik është nënshkruar Marrëveshja e Bashkëpunimit të projektit ,,SCOPE”  për partneritetet e Përbashkëta Evropiane në mes të Policisë Federale Gjermane dhe Policisë së Kosovës dhe qëllimi i këtij bashkëpunimi është shkëmbimi i informacioneve për migracionin e paligjshëm, lëvizjet e paligjshme dhe të organizuara të njerëzve, falsifikimin e dokumenteve dhe aktivitet që lidhen me emigrimin e paligjshëm” – thuhet në komunikatën e MPB-së.

Qeveria potencon se kjo marrëveshje parasheh edhe ngritjen e hetimeve paralele dhe ekipeve të përbashkëta të hetimit në mes të dy policive, përdorimit të dosjeve të SIENA-s dhe EUROPOLIT.