Qeveria formon Këshill Ndërministror për Kontroll të Duhanit

Qeveria e Kosovës sot në mbledhjen e kabinetit ka marrë vendim për formimin e Këshilli Ndërministror për Kontroll të Duhanit.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik sot është propozuar formimi i këtij këshilli.

“Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik, parandalimitm vetëdijësimit dhe edukimit të shoqërisë mbi efektet e dëmshme të duhanit, sot është propozuar formimi i këtij Këshilli. Siç e ka poterncuar edhe ministri Peci gjatë inspektimit të muajve të fundit do të ketë zero tolerancë ndaj pirjes së duhanit në ambiente të mbyllura”- tha Kurti.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është shprehur se ky ligj është miratuar në vitin 2013 dhe 10 vjet pas hyrjes në fuqi Qeveria aktuale është duke marrë aksione për zbatimin e këtij ligj.

“Ligji për kontrollin e  duhanit është miratuar në 2013, vitet në vijim ky ligj nuk u respektua si pasojë e përkrahjes së ulet politike, aktivitet të zbehtë të institucioneve. 10 vjet pas hyrjes në fuqi Qeveria aktuale  është duke marrë aksione për zbatimin e këtij ligji, me qëllim që përmes tij të ulim prevalencën e udhëprijës dhe rrjedhimisht uljen e vdekshmërisë nga sëmundjet që lidhen me të”- tha Vitia.

“Përveç aktivizimit të tetë trupave që kanë mandat për zbatimin e këtij ligji, MSh propozon formimin e Këshillit ndërministror të paraparë ne nenin 13 të ligjit për kontrollin e duhanit dhe përbëhet nga përfaqësues të institucioneve duke përfshirë edhe shoqërinë civile. Këshilli do të ketë detyrë që të ju japë mbështetje shtesë trupave për zbatim të ligjit dhe të monitorojë aktivitetet”- shtoi ai.