Një nga mbledhjet e qeverisë së Kosovës

Qeveria emëron Zenel Lekun kryetar të Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit

Qeveria ka marrë vendim për ndërrimin e kryetarit të Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit pas pensionit të ish-kryesueses Nesrin Lushta.

Sot, Qeveria ka emëruar Zenel Lekun në krye të këtij komisioni.

Blerim Sllahu, zëvendësministër i drejtësisë ka propozuar para kabinetit qeveritar emërimin e Lekut në krye të këtij komisioni.

“Ish- kryesuesja, Nesrin Lushta ka arritur moshën e pensionimit, dhe rrjedhimisht i është pushuar mandati. Sipas fuqisë ligjore, Ministria e Drejtësisë ka kërkuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dërgimin e kryesuesit të komisionit dhe KGJK ka propozuar Zenel Leku për kryetar të komisionit për kompensimin e për viktima të krimit”- ka thënë ai.

Zenel Leku është gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës.

Viktimat e krimeve të luftës në Kosovë nuk po marrin kompensim, paralajmëron zyrtarja