Foto nga një mbledhje e kaluar e Qeverisë - Foto: ZKM

Qeveria emëron bordin e kompanisë “Hidroregjioni Jugor” në Prizren

Qeveria ka miratuar vendimin për emërimin e bordit të Kompanisë Rajonale të Ujsjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren.

Kurti ka prezantuarkandidatët e nominuar për bordin e “Hidroregjioni Jugor”, Prizren.

“Propozoj të emërohen këta kandidatë; Fetim Fetoshi për kryesues dhe për anëtarë – Hysni Çanta, Mirlinda Morina, Naim Kukaj dhe Arben Hajrizi”, ka thënë Kurti .

Ai tha se për këtë bord kanë kandiduar 71 kandidatë.

“Për bord kanë kandiduar gjithsej 71 kandidatë. Komisioni rekomandues i ka shqyrtuar aplikacionet e kandidatëve që kanë aplikuar dhe kanë përzgjedhur listën e ngushtë me 34 kandidatë. Lista është dërguar në Komisionin Qendror Zgjedhor dhe te Thesari i Kosovës”, tha Kurti.

Tutje, kryeministri theksoi se të gjithë kandidatët që nuk janë përfshirë në listën e ngushtë, janë siguruar se mund të parashtrojnë ankesë në afatin prej 30 ditëve.

Sipas Kurtit, kanë qenë 152 ankesa, prej të cilave komisioni i ka aprovuar shtatë dhe i ka refuzuar pesë.

Mandati i të emëruarve zgjatë tri vite.