Qeveria emëron anëtarët e ri të Bordit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë

Qeveria në detyrë e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot në mënyrë elektronike, ndër të tjera, ka marrë vendim për emërimin e anëtarëve të Bordit Drejtues të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë .

Sipas njoftimit të Qeverisë, anëtarët e rinj të këtij bordi janë: Nysrete Doda, Ministria e Bujqësisë; Delvina Hana, Ministria e Bujqësisë; Arsim Qavdarbasha, Ministria e Shëndetësisë; Dafina Gexha, IKSHPK; Seltin Kaçaniku, Shoqata për mbrojtjen e konsumatorëve; Parim Bajrami, Oda Ekonomike e Kosovës dhe Valdet Gjinovci, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Në këtë mbledhje, po ashtu janë emëruar anëtarët e Këshillit Shkencor të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë të cilët janë: Ariana Kalaveshi, IKSHPK; Betim Bresilla, Instituti Bujqësor i Kosovës; Aziz Behrami, Fakulteti I Teknologjisë Ushqimore; Imer Haziri, Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë dhe Arben Mehmeti nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë.