
Foto: ZKM
Qeveria emëroi Komisionet ad-hoc Përzgjedhës për rekomandim të anëtarëve në AKK dhe OSHP
Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendim për emërimin e Komisioneve ad- hoc, Përzgjedhës për rekomandimin e kandidatëve për dy anëtarë të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës dhe rekomandimin e një anëtari në Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit.
Për Komisioni e AKK-së, kryeministri i vendit Albin Kurti ka thënë se pas dorëheqjes së dy anëtarëve, Zyra e Kryeministrit (ZKM), ka shpallur konkursin për plotësimin e këtyre pozitave.
“Pas dorëheqjes së dy antarëve, ashtu që të plotësohen këto dy pozita është shpallur konkursi nga ZKM, propozoj që të emrohet komisioni përzgjedhës i cili do ti rekomandoj Qeverisë”- ka thënë Kurti.
Emrat e propozuar nga Kurti janë: Leonita Shabani si kryesuese, Fadile Dyla si anëtare dhe Behar Isma anëtar.
Ndërkaq për emërimin e Komisionit ad-hoc, Përzgjedhës për rekomandimin e një anëtari në OSHP-së, Kurti ka propozuar që të aprovohet emërimi i tij, me Alban Nevzadi si ekspert, Leonita Shabani- Mollarama si anëtare dhe Enis Spahiu anëtar.
Kreu i ekzekutivit tha se ZKM kishte shpallur konkurs më datë 20 shkurt pas pranimit të dorëheqjes së njërës anëtare.