Qeveria emëroi Bordin e SHSKUK-së
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka emëruar Bordin e ri drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK).
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka prezantuar shtatë anëtarët e emëruar teksa ka konsideruar të nevojshme emërimin e Bordit të ri i cili është përgjegjës për performancën profesionale dhe afarizmin financiar të SHSKUK-së.
“Meqenëse Bordit të SHSKUK-së i ka skaduar mandati, MSH e konsideron të nevojshme emërimin e Bordit të ri i cili është përgjegjës për performancën profesionale dhe afarizmin financiar të SHSKUK-së”- ka deklaruar Vitia.
Përbërja e Bordit sipas ministrit:
Dr. Dren Bushnjaku- përfaqësues nga QKUK
Dr. Tetore Olloni – përfaqësuese nga QKUK, Klinika Stomatologjike
Dr. Rrezarta Bajrami nga IKSHPK
Dr. Besim Demolli nga Spitali i Ferizajt
Dr. Vjollca Kadolli nga Shërbimi i kujdesit parësor shëndetësorë
Dr. Naim Bardiqi si përfaqësues nga MSH.
Bordi drejtues ka mandat 3 vjeçar.