Ndërmarrja Publike “Telekomi i Kosovës”, Foto: Valon Fana, KALLXO.com.
Qeveria emëroi Bordin e Drejtorëve të Telekomit të Kosovës
24.7.2024 - 11:25
Qeveria e Kosovës ka emëruar Bordin e ri të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Telekomi i Kosovës”.
Të emëruarit janë: Petrit Nahi- kryesues; Rrezarta Pllana- anëtare; Sajmie Thaçi- anëtare; Lindita Toçi- anëtare.
Gjatë mbledhjes së Qeverisë, ryeministri Albin Kurti njoftoi që nga 70 kandidatë, në listë të ngushtë kishin hyrë 29, ndërsa në listën përfundimtare 15 kandidatë.
Mandati i Bordit të Drejtorëve në këtë ndërmarrje është tre vjeçar.
Në këtë mbledhje Qeveria ka emëruar edhe bordin e Kompanisë për Menaxhimin e Deponive të Kosovës.
Emërohet Bordi i Drejtorëve të Ndërmarrjes për Menaxhimin e Deponive