Ana Bërnabiq - Foto: REL

Qeveria e Serbisë planifikon hapjen e një laboratori të testimeve për COVID në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka paralajmëruar sot se qeveria serbe po planifikon që ta hapë një laborator për testime të coronavirusit brenda Kosovës.

Sipas saj, laboratori pritet të hapet në Mitrovicën e Veriut.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur sot në Beograd, Bërnabiq ka thënë se hapja e këtij laboratori në Mitrovicë është prioritet për qeverinë serbe, transmeton RTS.

Ajo tha se hapja e nëntë laboratorëve të rinj për coronavirus po bëhet “për t’u përgatitur më mirë për valën e vjeshtës”.