Foto: Radovan Stoklasa/Reuters/Aljazeera

Qeveria e re e Sllovakisë betohet me maska

Qeveria e re e Sllovakisë, e përbërë nga katër parti dhe e udhëhequr nga Igor Matoviq dhe partia e tij antikorrupsion ‘OLANO’ e kanë marrë detyrën nga ish-kryeministri Peter Pellegrini.

Kabineti u emërua të shtunën nga presidentja Zuzana Caputova, e veshur me doreza dhe një maskë vjollcë që përshtatej me veshjen e saj.

“Sot ne nuk kemi kohë të ndahemi për çështje të parëndësishme”, tha Caputova, e cila i bëri thirrje kryeministrit të ri dhe ministrave të tij që të jenë të përgjegjshëm dhe të punojnë së bashku për të mbrojtur vendin në një kohë krize.

Matoviq tha të shtunën: “Ne e dimë se mënyra e vetme për të trajtuar këtë krizë më të vështirë në historinë e Sllovakisë është të punojmë së bashku. Kemi një kurë për coronavirusin. Është shoqëria, përgjegjësia dhe vendosmëria e secilit që interesohet vërtet për Sllovakinë. Janë njerëzit që janë të gatshëm të heqin dorë nga rehatia e tyre, të sigurohemi që të mbijetojmë si një komunitet.”

Numri i të prekurve me coronavirus në Sllovaki sipas të dhënave të fundit ka shkuar në 185.

Numri total i të prekurve me coronavirus në botë ka arritur në 343,182 kurse numri i personave të vdekur si pasojë e këtij virusi ka shkuar në 14,770.