Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar: Kush dëshiron ta blej Chelsea, duhet të na kontaktojë neve

Të gjithë personat e interesuar për të blerë Chelsea, duhet të kontaktojnë Qeverinë Britanike.

Kështu ka thënë ministri i Teknologjisë në Mbretërinë e Bashkuar, Chris Philp.

Ky vendim i qeverisë britanike vjen pas sanksioneve të vendosura ndaj pronarit aktual të klubit, Roman Abramovich dhe pas bllokimit të aseteve të tij.

“Meqenëse kushtet e licencës u shkruan sot, shitja e klubit të Chelsea nuk do të lejohet. Megjithatë, nëse shfaqet një blerës, do të ishte që ai blerës t’i drejtohej zyrave të qeverisë për të paraqitur një ofertë zyrtare dhe kështu qeveria do të miratojë shitjen”, tha Ministri i Teknologjisë në Mbretërinë e Bashkuar, Chris Philp.

Gjatë ditës së djeshme, Roman Abramovich është sanksionuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Po ashtu Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar kishte vendosur të bllokojë shitjen e Chelsea.

Pas dorëheqjes së Abramovich, klubi londinez ishte deklaruar pro paçes dhe jo luftës.