Qeveria e Maqedonisë së Veriut ndan 100 mijë euro për Shqipërinë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do japë një shumë prej 6 milionë denarëve ose 100 mijë euro si ndihmë fillestare për Shqipërinë pas tërmetit tragjik.

Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të qeverisë, raporton Top Channel.

Nga Qeveria gjithashtu bëjnë të ditur se një ekip prej rreth 30 personave do të dërgohen në Shqipëri për të marrë pjesë në operacionet e shpëtimit dhe të ndihmës së parë në zonat e prekura.

Qeveria e Kosovës ka ndarë 500 mijë euro për ndihmë në Republikën e Shqipërisë pas tërmetit të sotëm.

Mëngjesin e sotëm Shqipëria është goditur nga disa tërmete, të cilat janë ndier edhe në Kosovë dhe më gjerë.

Deri më tani numri i viktimave është 15.

Qeveria ndan 500 mijë euro për ndihmë në Shqipëri