Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës - Foto: KALLXO.com

Qeveria e Kosovës zotohet për luftimin e antisemitizmit dhe racizmit

Qeveria e Kosovës është zotuar për të luftuar antisemitizmin dhe racizmin.

Gjatë mbledhjes së sotme, është votuar për angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të promovuar dhe forcuar kujtesën për Holokaustin dhe për të luftuar antisemitizmin me të gjitha format e tij.

Ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla gjatë kësaj mbledhje, tha se kjo është detyrë politike e morale.

“Është detyrë politike e morale që ta luftojmë semitizmin dhe racizmin. Votimi i këtij vendimi do ta rreshtoj Kosovësn përkrahë vendeve të tjera te fuqishme”, tha ministrja e Jashtme Meliza Haradinaj-Stublla.

Kujtojmë se me nënshkrimin e  marrëveshjes së fundit në Bruksel, Kosova është zotuar të vendosë marrëdhënie diplomatike me Izraelin.

Po ashtu, në këtë mbledhje të Qeverisë, janë ndarë 111 mijë euro shtesë për Zyrën Kombëtarë të Auditmit.

Këto mjete janë ndarë për zbatimin e projektit ‘softweri për menaxhimin e proceseve të Auditimit’.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës gjithashtu ka themeluar Grupin pununes ndërinstitucional për avancimin e rrugrës integruese të Kosovës në organizatën e NATO-s.

Themelohet grupi për avancimin e rrugës së Kosovës drejt NATO-s