Ndërtesa e Telekomit të Kosovës Foto: KALLXO.com

Qeveria e Kosovës shpall konkurs për Bordin e Telekomit

Qeveria Hoti ka publikuar sot njoftimin për shpalljen e konkursit për anëtarët e Bordit të Telekomit të Kosovës.

Njoftimi është publikuar sot, më 15 korrik 2020.

Më 19 shkurt të këtij viti, qeveria e kaluar kishte shkarkuar bordin e Telekomit dhe kishte emëruar bordin e përkohshëm.

Qeveria shkarkon bordin e drejtorëve të Telekomit

Qeveria Kurti kishte emëruar bordin e përkohshëm të Telekomit të Kosovës me këta anëtarë, Genc Rraci, kryesues dhe drejtor, Naim Maloku, drejtor, Luljeta Elezi, drejtore dhe Teki Shala, drejtor”, deklaroi Hajdari.