Qeveria Hoti - Foto: ZKM

Qeveria e Kosovës pritet që "Hezbollah"-un ta shpallë organizatë terroriste

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen që e mban sonte në ora 20:00, pritet të marrë disa vendime.

Në rendin e ditës, të cilin e ka siguruar KALLXO.com, mes tjerash është shqyrtimi i propozim-vendimit me të cilin Qeveria e Kosovës organizatën “Hezbollah”, krahun e saj politik dhe atë ushtarak, ta shpallë si organizatë terroriste.

Hezbollah është një grup islamist shiit dhe një parti politike me bazë në Liban.

Disa shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara, e kanë futur në listën e organizatave terroriste.

Qeveria në këtë mbledhje pritet të shqyrtojë edhe kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për shqyrtimin e disa vendimeve të Qeverisë lidhur me sëmundjen COVID-19.