Qeveria e Kosovës nis zyrtarisht procedurat për aplikim në Këshillin e Evropës

Qeveria e Kosovës përmes një mbledhje elektronike ka miratuar në parim nismën për anëtarësimin e Kosovës në organizatën ndërkombëtare Këshilli i Evropës.

Vendimi i miratuar sot nga qeveria e Kosovës, obligon Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës që të zhvillojë të gjitha procedurat për anëtarësim në bazë të legjislacionit në fuqi.

Këshilli i Evropës është organizata më e vjetër ndërqeveritare në Evropë që për qëllim kryesor ka sigurimin e bashkëpunimit dhe unitetit ndërmjet anëtarëve të saj në lëminë e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Të drejtat e njeriut dhe liritë elementare janë të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e cila ka ngërthyer në vete edhe konventat e Këshillit të Evropës, duke përfshirë Deklaratën e Përgjithshme të të Drejtave të Njeriut dhe Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Elementare dhe Protokollet e saj.

Para disa ditësh, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kishte kërcënuar Kosovën në rast se do të bënte aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Ai kishte thënë se përgjigja e Serbisë në ditën kur Kosova do të bëjë kërkesë zyrtare për pranim në KE dhe do të shkelë Marrëveshjen e Uashingtonit, “do të jetë e fortë dhe serioze”.

Vuçiq me ‘kërcënim’ ndaj Kosovës: Nëse aplikon për Këshill të Evropës, do t’ia tregojmë dhëmbët

Çfarë është Këshilli i Evropës, ku Kosova synon të aplikojë?