Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës - Foto: KALLXO.com

Qeveria e Kosovës ndanë edhe 200 mijë euro për Shqipërinë

Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ka vendosur për ndarjen e mjeteve financiare për sanimin e dëme të tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri.

Albin Kurti, kryeministër i vendit tha që Kosova do ta ndihmoj Shqipërinë pas fatkeqësisë që ka ndodhur.

Besnik Bislimi, ministër i Financave dhe Transferve, propozoi që të ndahen 200 mijë euro shtesë.

“Qeveria e Kosovës ka ndarë shumën 200 mijë euro dhe kjo shumë i është shtuar shumës prej 500 mijë eurove”, tha ai.

Më 26 nëntor të vitit të kaluar Qeveria e Kosovës ka ndarë 500 mijë euro për ta ndihmuar qeverinë shqiptare pas tërmetit të fuqishëm.

LIVE – Mbledhja e Qeverisë së Kosovës

LIVE – Mbledhja e Qeverisë së Kosovës

Publiée par Kallxo.com sur Vendredi 28 février 2020