Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës ndan mbi 20 mijë euro për Qendrën Rajonale për Migrim, Azil dhe Refugjatë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka ndarë njëzet mijë e shtatëqind e njëzet e një euro për Qendrën Rajonale të Nismës Rajonale për Migrim, Azil dhe Refugjatë me seli në Shkup.

Sipas mbledhjes së Qeverisë, kjo është bërë për arsye të përmbushjes së kontributit vjetor të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2022.

“Qeveria ka ndarë njëzet mijë e shtatëqind e njëzet e një euro (20,721.00) për përmbushjen e kontributit vjetor të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2022 në Qendrën Rajonale të Nismës Rajonale për Migrim, Azil dhe Refugjatë me seli në Shkup”, thuhet në mbledhjen e Qeverisë.

Në mbledhjen e sotme gjithashtu është miratuar edhe Strategjia Kombëtare Kundër Trafikimit me Njerëz në Kosovë 2022-2026 dhe Plani i Veprimit 2022-2024.