Qeveria e Kosovës ndan 200 mijë euro ndihmë për Bosnjën dhe Hercegovinën pas vërshimeve të javës së kaluar
Qeveria e Kosovës në një mbledhje të mbajtur në mënyrë elektronike ka marrë vendim për të ndarë 200 mijë euro ndihmë për Bosnjë dhe Hercegovinën pas vërshimeve të javës së kaluar në këtë shtet.
“Qeveria e Kosovës ka aprovuar ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej dyqind mijë euro (200,000.00€)), për ofrimin e ndihmës për rimëkëmbje nga fatkeqësia natyrore/vërshimet e ndodhura në Bosnje e Hercegovinë” – thuhet në njoftim e Qeverisë.
Ndihma prej 200 mijë eurove për Bosnjë dhe Hercegovinën ishte propozuar më 09.10.2024 nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Javën e kaluar, Bosnja dhe Hercegovina u përball me përmbytje dhe rrëshqitje të dheut si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut që nisën më 04.10.2024.
Gërvalla kërkon nga Qeveria të mbështet me 200 mijë euro Bosnjë Hercegovinën pas vërshimeve