Foto Urim Krasniqi/KALLXO.com

Qeveria e Kosovës merr vendim për 121 veprat artistike të "Hotel Grandit"

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që veprat artistike të Hotel Grandit të barten në Galerinë Kombëtare të Kosovës. 

 121 veprat që aktualisht ndodhen në këtë hotel, me vendim të Qeverisë do të barten në GKK. 

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka bërë të ditur se me propozim të saj është votuar për kthimin e veprave artistike aty ku e kanë vendin.

“Shpronësimi i tyre ishte një ndër prioritetet e mia si ministre. MKRS konsideron se rikthimi i veprave të artit që ne i vlerësojmë si asete kombëtare – të ekspozuara në “Grand Hotel-Prishtina”, tek thesaret e popullit, aty ku ruhen dhe ku ka qasje publiku i gjerë, në Galerinë Kombëtare të Kosovës, është një ndër aktet madhore të kësaj Qeverie”, ka shkruar Dumoshi në Facebook.