Protesta në Bujanoc, 12.08.2024
Qeveria e Kosovës mbështet protestën në Bujanoc, Bislimi: Kërkesat e shqiptarëve të Luginës janë legjitime
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se Qeveria e Kosovës mbështet protestën në Bujanoc, që është mbajtur sot me 12.08.2024 nga shqiptarët atje, për të kërkuar respektim të të drejtave të tyre.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Qeveria mbetet e angazhuar për të ngritur këto çështje në nivelet më të larta ndërkombëtare dhe të kërkojë përkrahje për t’i dhënë fund diskriminimit.
“Kërkesat e tyre për ‘respektimin e marrëveshjeve politike, ndalimin e pasivizimit të adresave, njohjen e diplomave të Kosovës dhe përfshirjen e drejtë në institucionet shtetërore’ janë plotësisht legjitime dhe të drejta” – ka shkruar Bislimi.
“Zgjidhja e këtyre çështjeve është dëshmi edhe për përkushtimin ndaj demokracisë dhe të drejtat e njeriut, e cila mungon nga fqinji ynë verior, që në vazhdimësi shkel të drejtat e komunitetit shqiptar”.
Një numër i madh i qytetarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës kanë protestuar sot më 12.08.2024, duke filluar nga ora 11:00 në sheshin e Bujanocit.
Në protestë janë para qytetarë me pankarta “Duam libra shqip”, “Të shtypur po të nënshtruar jo”, “Stop pasivizimit selektiv”, dhe të tjera.
Përveç Kamberit, në protestë është parë edhe kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani.
Sinani u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në këtë protestë, një ditë më parë.
“Të dalim bashkë, pa dallim. Të ngrisim zërin tonë. Për Identitet e dinjitet. Zërin e shqiptarëve të diskriminuar” – ka shkruar Sinani në Facebook, më 11.08.2024.
Kamberi: Qeveria në Beograd po refuzon të respektojë të drejtat tona