(Ilustrim) Foto: ZKM

Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, merr 3 vendime

Qeveria e Kosovës më 18.11.2024 ka mbajtur një mbledhje në formë elektronike, gjatë të cilës ka marrë tri vendime.

Sipas komunikatës së Qeverisë, kabineti qeveritar ka ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë Nr.10/226 të datës 23 tetor 2024 për emërimin e Komisionit Ad-Hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë për Barazi Gjinore, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Po ashtu, Qeveria ka ndarë mjeteve buxhetore Komunës së Kamenicës për organizimin e vizitës ne Belfast.

“Qeveria ka ndarë mjeteve buxhetore Komunës së Kamenicës për organizimin e vizitës ne Belfast më qëllim të promovimit të sistemit të arsimit të përbashkët ndërmjet komuniteteve dhe shkëmbimit të përvojave”-thuhet në njoftim.

Ndërsa, vendimi i tretë që është marrë është aprovimi i Kërkesës së Ministrinë së Punëve të Brendshme për transfer dhe rialokim të mjeteve buxhetore deri nën 25% të ndarjes së ndikuar negativisht në total të kategorive të shpenzimeve për vitin 2024.