Qeveria e Kosovës kufizon lëvizjen në komunën me vetëm 1 rast me COVID-19

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që nga sot të kufizojë lëvizjen e qytetarëve edhe në katër komuna të tjera të vendit, duke përfshirë Shtërpcën, e cila e ka vetëm një rast me COVID-19.

Sipas vendimeve të Qeverisë, qytetarët e komunës së Shtërpcës u ndalohet lëvizja e lirë nga ora 21:00 në mbrëmje deri në ora 05:00 në mëngjes.

Kujtojmë se në këtë komunë rasti i parë me COVID-19 është paraqitur me datën 11 korrik dhe që nga ajo ditë nuk ka pasur raste të raportuara.

Në arsyetimin e Qeverisë për marrjen e këtij vendimi thuhet që rritja e rasteve në ditët e fundit në komunat përkatëse mund të shpie në përhapje masive të virusit që do të rrezikonte seriozisht shëndetin publik me pasoja të rënda për shëndetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Kufizohet lëvizja e qytetarëve edhe në katër komuna