Takimi Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiq

Qeveria e Kosovës konfirmon takimin Kurti-Vuçiq me 4 maj në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me 4 maj ta do ta zhvillojë takimin e tretë më presidentin serb Aleksandër Vuçiq gjatë vizitës zyrtare të tyre në Berlin.

Në takim me Kurtin dhe Vuçiqin do të jetë edhe përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak.

Ky takim do të organizohet pasë takimeve të ndara që Kurti e Vuçiq do t’i kenë më kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Kështu ka konfirmuar Qeveria e Kosovës për KALLXO.com.

“Më 4 maj, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të ketë takim bilateral me kancelarin gjerman Olaf Shcolz. Kurse në mbrëmje pritet të ketë takim edhe me Përfaqësuesin e veçantë të BE-së, Miroslav Lajčák, ku i pranishëm pritet të jetë edhe presidenti i Serbisë, Vuçiq”, ka thënë Qeveria për KALLXO.com.

Ky pritet të jetë takimi i tretë mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Në shkurt të këtij vitit, kryeministrit Kurti kishte shprehur hapur gatishmërinë për t’u takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Kurti: Jam i gatshëm për takim me Vuçiqin

Sot gjatë ditës për këtë takim kanë folur edhe zyrtarët e qeverisë gjermane.

““Për të mbështetur këtë dialog të Brukselit, kancelari Scholz ka ftuar në Berlin Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, i cili do të zhvillojë bisedime me presidentin serb dhe kryeministrin kosovar në mbrëmjen e së njëjtës ditë”, thuhet në njoftimin e zëdhënësit të qeverisë gjermane.

Ndërkaq, Qeveria gjermane, në një përgjigje për KALLXO.com ka treguar poashtu njoftimin e zëdhënësit të qeverisë gjermane, Wolfgang Buchner për takimet e ndara të palëve me kancelarin Scholz.

Fillimisht, kancelari gjerman, Olaf Scholz do të takohet me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe pas takimit do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.

Ndërsa pas Kurti, Shcolz do të ketë takim dhe pastaj konferencë edhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Sipas qeverisë gjermane, bisedimet dypalëshe me Kosovë dhe Serbinë do të fokusohen në koordinimin e përgjigjeve të mëtejshme ndaj luftës së agresionit rus kundër Ukrainës, marrëdhënieve politike dhe ekonomike dhe bashkëpunimit rajonal.

Olaf Scholz u zgjodh kancelar i nëntë i Republikës Federale të Gjermanisë në fund të vitit ta kaluar.

Kjo do të jetë vizita e parë e Kurtit tek homologu i tij që nga marrja e mandatit si kryeministër.

Kurti e Vuçiq do të takohen me kancelarin gjerman si dhe takim të përbashkët me Lajçakun