Ndërmarrja Publike “Telekomi i Kosovës”, Foto: Valon Fana, KALLXO.com.

Qeveria e Kosovës i’a huazon 20 milionë euro Telekomit

Qeveria e Kosovës ia jep hua 20 milionë euro, Telekomit të Kosovës për riparim të infrastrukturës në këtë ndërmarrje.

Propozimin para kabinetit qeveritar e bëri ministri i Financave, Hekuran Murati.

Ministri i Financave, Hekuran Murati  ka thënë se “Kërkesa është që të aprovohet një hua dhënie deri në 5 milionë euro, ndërsa pjesa e mbetur 15 milionë të trajtohet me buxhetin e vitit të ardhshëm, si ministri do të sigurohemi që mjetet të shfrytëzohen ashtu siç janë të dedikuara”.