Qeveria e Kosovës hap konkurs për 11 Borde Publike, që ishin shkarkuar nga Kurti

Qeveria e Kosovës ka hapur sot konkurs për borde të drejtorëve për 11 ndërmarrje publike.

Shumica e këtyre ndërmarrjeve për të cilat ka hapur konkurs qeveria e drejtuar nga Avdullah Hoti, kanë borde të përkohshme që ishin emëruar nga Qeveria Kurti, pas shkarkimit të disa bordeve të Ndërmarrjeve Publike.

Këto janë Ndërmarrjet Publike për të cilat Qeveria e Kosovës ka hapur konkurs për Bord të Drejtorëve:

  1. Telekomi i Kosovës, SH.A (TK);
  2. Posta e Kosovës, SH.A (PK);
  3. Korporata Elektroenergjitë e Kosovës SH.A (KEK);
  4. Për Anëtarë të Bordit Mbikëqyrës të Trepça Sh.A.
  5. NPH Ibër Lepenc, Sh.A;
  6. Hekurudhat e Kosovës – InfraKos. Sh.A. Fushë Kosovë;
  7. Kompania Rajonale e Ujësjellësit Hidroregjioni Jugor, Sh.A. Prizren;
  8. Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina, Sh.A. Prishtinë;
  9. Kompania Rajonale e Ujësjellësit Radoniqi, Sh.A. Gjakovë;
  10. Kompania Rajonale e Ujësjellësit Mitrovica, Sh.A. Mitrovicë;
  11. Kompania Rajonale e Ujësjellësit – Hidromorava-Sh.A- Gjilan.