Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut zhvillojnë takim të përbashkët, priten marrëveshje

Dy qeveritë, ajo e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut sot pritet ta zhvillojnë takim në kryeqytetin maqedonas.

Pritja shtetërore për kryeministrin Albin Kurti dhe ministrat e qeverisë së Kosovës, pritet të bëhet rreth orës 10:20 në Shkup ndërsa, dy shefat e qeverive, Zoran Zaev dhe Albin Kurti është paralajmëruar se mund ta kenë edhe një konferencë për media në ora 13:30.

Për shkak të situatës së pandemisë, konferenca e dy kryeministrave pritet të zhvillohet përmes platformës online Zoom.