Foto: RTV21

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut do të mbajnë mbledhje këtë të enjte

Më 16 shtator (e enjte) Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut do të mbajnë mbledhje të përbashkët.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Mbledhja e dy qeverive do të mbahen në Shkup, ndërkaq ende nuk dihet rendi i ditës.

Mbledhja e përbashkët e kabinetit të kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe atij të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, ishte paralajmëruar në muajin gusht të këtij viti.