Qeveria e konfirmon: Kryeministri Kurti është kërcënuar

Qeveria e Kosovës ka konfirmuar lajmin e publikuar pak më parë nga KALLXO.com se kryeministri Albin Kurti është kërcënuar.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, tha për KALLXO.com se kryeministri është kërcënuar dhe se si masë e kujdesit të shtuar është rritur niveli i tij i sigurisë.

“Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë”, tha Kryeziu.

Tutje zëdhënësi theksoi se institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre.

“Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”, ka theksuar Kryeziu për KALLXO.com.

Ai nuk ka dhënë detaje për natyrën e kërcënimit as se kur ka ndodhur.