Qeveria e Albin Kurtit ndan 433 mijë euro për dëmet nga erërat në Pejë e Istog
Qeveria e Kosovës ka ndarë rreth 433 mijë euro për riparimin e shkollave dhe çerdheve të dëmtuara nga erërat në komunat e Pejës dhe Istogut.
Në mbledhjen e sotme, Qeveria ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, për mbështetjen financiare për evitimin e dëmeve në shkolla dhe institucione të edukimit parashkollor, të shkaktuara nga erërat e forta në komunën e Pejës dhe Istogut, ka njoftuar ministrja Hykmete Bajrami.
Sipas ministres, për renovimin e shkollave të dëmtuara të Pejës ka ndarë afro 300 mijë euro, ndërsa për ato të komunës së Istogut 136 mijë euro.
Ministrja ka thënë se nga mjetet e ndara nga Qeveria do të përfitojnë këto shkolla e çerdhe të komunës së Pejës:
- Kopshti “Pëllumbat e Paqës”;
- Gjimnazi “Bedri Pejani”;
- Shkolla ekonomike “Ali Hadri”;
- Shkolla fillore “7 Shtatori”;
- Shkolla fillore “Lidhja e Pejës”, Novosellë;
- Shkolla fillore “Skenderbeu”, Treboviç;
- Shkolla gillore “Sami Frasheri”, Ozdrim dhe
2 Sera në kuadër të shkollës Ekonomike “Ali Hadri”.
Kurse, në komunën e Istogut do të përfitojnë këto shkolla dhe çerdhe:
- Shkolla “Bajram Curri”
- Paralele, Muzhevinë;
- Paralele, Cerrcë:
- Shkolla Fillore “Hysni Zajmi”, Vrellë;
- Shkolla Fillore “Hysni Zajmi” Prigodë;
- Gjimnazi “Haxhi Zeka”, Istog;
- Shkolla “Mehmet Akif”, Shushicë;
- Shkolla Fillore e Mesme e Ulët Kaliqan;
- Shkolla Fillore e Mesme e Ulët F.S. Noli;
- Kopshti “Gëzimi Ynë”, Istog;
- “Pëllumbat e Ardhmërisë”, Rakosh;
- Lulet e Jetës, Vrellë.