Qeveria dorëzon në Kushtetuese përgjigjen ndaj kërkesës së Thaçit për kufizimet e lëvizjeve
Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës i ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese përgjigjen e saj kundër kërkesës së Presidentit Hashim Thaçi për shkeljen e Kushtetutës me vendimin për kufizimin e lëvizjes.
Sipas qeverisë në detyrë shkresa e Presidencës përpos që përmban huqje elementare në raport me procedurën e referimit të kërkesave në Gjykatën Kushtetuese, po ashtu nuk plotëson as edhe të vetmin kriter minimal të pranueshmërisë të cilët parashihen me Kushtetutën e Kosovës dhe përcaktohen me Ligjin për Gjykatën Kushtetuese.
“Qeveria në detyrë thekson se Presidenca nuk e ka arsyetuar as edhe një pretendim të vetëm në kërkesën që ka dorëzuar, por vetëm përmend në mënyrë kaotike dispozita kushtetuese, ligjore dhe të akteve ndërkombëtare. Po ashtu, kërkesa e presidentit tregon një dështim total për të kuptuar, edhe në nivelin më elementar, konceptet bazë të fushës së të drejtave të njeriut dhe së drejtës kushtetuese”, thuhet në komunikatën e qeverisë.
Qeveria Kurti i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese që të refuzojë kërkesën e Presidentit si qartazi të pabazuar në baza kushtetuese sepse konsideron se dështimi për të plotësuar kriteret e pranueshmërisë dhe dështimi për të ofruar edhe një argument të vetëm substancial në lidhje me pretendimet e tij, nuk mundëson as kalimin në shqyrtim të asaj kërkese.
Përgjigjen e Qeverisë në Gjykatën Kushtetuese mund ta gjeni këtu.
Të hënën Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndalimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve pritet të ndahet në dy kohë të ndryshme. Nga ora 10:00 e mëngjesit deri në ora 16:00 pasdite dhe prej orës 20:00 në mbrëmje deri në ora 06:00 në mëngjes,