Qeveria do t’i kërkojë autorizim presidentes për dhënien në shfrytëzim të Burgut të Gjilanit

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për t’i kërkuar presidentes Vjosa Osmani- Sadriu autorizimin për Ministrinë e Drejtësisë, për nënshkrim të traktatit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e Burgut të Gjilanit me qëllim të ekzekutimit të dënimeve për të burgosurit danezë.

Këtë vendim ekzekutivi e mori gjatë mbajtjes së mbledhjes në mënyrë elektronike.

300 të dënuarit në Danimarkë që pritet të vijnë në Kosovë janë me rrezikshmëri të mesme