Trepça

Qeveria do të ndajë 1.1 milion euro për Trepçën

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar që Qeveria do të ndajë 1.1 milion euro për ndërmarrjen publike Trepça.

“Tash na duhet një prerje e gjendjes dhe çfarë mbështetje do të ofrojë Qeveria. Bordi do të dorëzojë shumë shpejt një plan biznesi për të përmirësuar likuiditetin e kompanisë dhe një plan më afatgjatë që do t’i dërgojë Qeverisë për investime nga jashtë. Qeveria do të ndajë 1.1 milion euro për ndërmarrjen”, ka deklaruar kryeministri Hoti në një konferencë për media.

I pari i Qeverisë, Avdullah Hoti ka thënë se sot është ftuar bordi i Trepçës për të biseduar për hapat e ardhshëm. Hoti e ka pranuar se situata në këtë ndërmarrje është e vështirë dhe se ka një borxh prej 8 milionë euro.

“Duhet pranuar faktin që menaxhmenti është joefikas në menaxhim. Këtë kompani e mbështesim çdo vit. Kompania ka borxhe të mëdha, rreth 8 milionë euro. Kjo është shenjë që menaxhmenti nuk ka arritur ta menaxhojë si duhet”, ka potencuar Hoti.

Ndërmarrjes ‘Trepça’ i janë bllokuar llogaritë nga përmbaruesit për shkak të borxheve që i ka ndaj operatorëve ekonomikë.

 

Kuçi u premtoi punëtorëve të ‘Trepçës’ ndihmë financiare