Foto: AFP/REL

Qeveria do ndajë për tre muaj të paktën nga 60 euro për stafin shëndetësor

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka vendosur që t’i ndajë pagesë shtesë prej 10% të pagës për punëtorët shëndetësor.

Ndonëse nuk e ka sqaruar në tërësi se kush do përfshihet në këtë rritje, sipas vendimit, stafi shëndetësor do të marrë minimalisht 60 euro mbështetje për muajt gusht, shtator dhe tetor.

Në total këto të holla shtesë pritet të jenë 2 milionë e 700 mijë euro, ka thënë ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati.