Bujar Bukoshi

Qeveria: Bujar Bukoshi nuk e ktheu laptopin, ky thotë se nuk e posedon (Dokument)

KALLXO.com ka siguruar një listë të të gjithë stafit politik të zyrës së Ramush Haradinajt për telefonat e laptopët që ata i kanë poseduar gjatë kohës sa kanë qenë në pushtet.

Shumica prej tyre nuk i kanë kthyer ende ato. Një nga emrat që figuron në këtë listë është edhe ai i ish-kryeministrit të Qeverisë së Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi.

Në listë figuron se Bukoshi nuk e ka kthyer një laptop “Dell”.

Mirëpo, në një bisedë të shkurtë për KALLXO.com, Bukoshi thotë se nuk e posedon asnjë laptop dhe se nuk e di pse emri i tij figuron aty.

“Nuk kam poseduar as laptop e as telefon të Qeverisë. Nuk kam laptop. Nuk e di pse figuron emri im aty, pyetni ata!”, tha shkurtimisht Bukoshi për KALLXO.com.

 

Bukoshi në mandatin e fundit ka shërbyer si këshilltar politik i zëvendëskryeministrit, Enver Hoxhaj.

Qeveria e Kosovës në të kaluarën kishte ndarë dy herë nga 30 mijë euro për shërimin e Bukoshit.

Qeveria Jep 30 Mijë Euro për Shërim të Bujar Bukoshit

30 mijë euro tjera për shërimin e Bujar Bukoshit