Qeveria britanike do t'i paguajë afër gjysmë milioni ish-prokurores Maria Bamieh

Ish-prokurorja e misionit të EULEX-it në Kosovë, Maria Bamieh, ka fituar rastin e saj gjyqësor me qeverinë britanike më të cilën ka arritur marrëveshje gjyqësore që t’i marrë 423 mijë pounds, raporton The Guardian.

Bamieh, në kohën kur punonte si prokurore në EULEX, ajo kishte alarmuar per dyshime për korrupsion brenda këtij misioni ndërkombëtar.

Zyrtarët qeveritarë i thanë asaj që të injoronte provat e dukshme të marrëveshjes së fshehtë në misionin e BE-së për sundimin e ligjit, EULEX.

Në atë kohë, asaj iu shkëput kontrata.

Bamieh ishte duke punuar në Kosovë si prokurore ndërkombëtare për EULEX-in kur ngriti për herë të parë shqetësimet e saj në mesin e vitit 2012.

Eulex kishte kushtuar më shumë se 1 miliard euro (703 milion £) për t’u krijuar nga BE-ja, me një premtim për të ndjekur “peshqit e mëdhenj” në mesin e politikanëve kosovarë që pretendohej se ishin të përfshirë në krimin e organizuar.

Bamieh, e cila ishte marrë me krimet e luftës dhe krimin e organizuar, i tha gjykatës se një dështim nga FCDO për të mbështetur dhe ndërhyrë çoi në përfundimin e punësimit të saj në FCDO në fund të 2014.