Qeveria aprovon statutet për katër universitete publike

Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për aprovimin e statuteve për universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, “Fehmi Agani” në Gjakovë, Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, dhe “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj kërkoi që të aprovohen statutet për këto 4 universitete.

“Përcaktimi i statuteve të arsimit të lartë, propozohet nga ana e ministrisë dhe miratohet nga Kuvendi. Qe një kohë të gjatë këto universitet janë duke punuar me ekspert të ndryshëm dhe MASH në mënyrë që të përpilojnë statutet. statute kanë kaluar të gjitha procedurat që obligohen me ligj, përmbajtja e statuteve është përafërsisht e njëjtë”, tha Likaj.

Kryeministri i vendit,  Avdullah Hoti tha që miratimi i statuteve për këto universitete i hap rrugën pavarësimit të tyre.

“Mendoj që kemi bërë një hap të mirë sepse i hapë rrugë pavarësimit të katër universiteteve dhe të kujdesemi pastaj që nga janari i vitit 2021 të jenë të pavarura në trajtimin e tyre si organizata buxhetore”,  tha ai.