Hekuran Murati, Mistri i Financave, Foto: Arta Sopi, KALLXO.com

Qeveria aprovon pagesën shtesë prej 10 për qind të pagës bazë të personelit shëndetësor

Qeveria e Kosovës e ka miratuar aprovimin e pagës shtesë prej 10 për qind për punonjësit shëndetësor të sektorit publik (profesionistët shëndetësor dhe stafin mbështetës) për periudhën janar – qershor 2022.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se ky vendim bënë vazhdimin e shtesës së miratuar vitin e kaluar në raport me personelin shëndetësor në kuadër të mbështetjes për menaxhimin e pandemisë.

“Vendimin që e kemi marrë vitin e kaluar, kësaj radhe duhet të vazhdohet sepse ka përfunduar viti. Dhe jemi në një vit të ri fiskal me ndarje buxhetore të re”, tha Murati.

Sipas Muratit me këtë vendim parashihet ndarja e mjeteve për të mbuluar periudhën e parë 6 mujore dhe shtesa sipas tij do të aplikohet deri në këtë periudhe ose hyrjen në fuqi të ligjit të pagave.