Arben Vitia, Foto: Ministria e Shëndetësisë

Qeveria angazhon 422 profesionistë shëndetësorë si staf mbështetës

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të angazhoj për tre muaj, me mundësi vazhdimi edhe 422 profesionistëve shëndetësorë si staf mbështetës për menaxhimin e pandemisë së COVID-19.

Përmes këtij vendimi u ndanë edhe mjetet e nevojshme financiare.

“Aprovohet kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për angazhimin e përkohshëm të 422 (katërqindenjëzetedy) profesionistëve shëndetësorë dhe stafit mbështetës (mjekë, infermierë dhe laborantë) për menaxhimin e situatës me COVID-19, për tre muaj, me mundësi të vazhdimit edhe për tre muaj tjerë shtesë, në shumë totale deri në 1,332,000 € (një milion e treqindetridhjetedy mijë euro)”, thuhet në vendimin e Qeverisë, të votuar sot.