Burimi: www.pixabay.com

Burimi: www.pixabay.com

Qeveria angazhoi ekspert gjerman për strategjinë për zhvillimin e industrisë në Kosovë

Me qëllim të hartimit të strategjisë për zhvillimin e industrisë dhe përkrahjen e biznesit në vend, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), me datën 13 të muajit qershor 2022, hapi tender publik.

Nëpërmjet këtij tenderi, Ministria planifikoi të angazhoi një ekspert ndërkombëtar.

Për angazhimin e ekspertit për 20 ditë punë, Ministria kishte parashikuar të nënshkruaj kontratë në vlerë deri 20,000 euro.

Procedura e hapur e prokurimit, ishte lloji i procedurës së përdorur në këtë aktivitet të prokurimit me kriter për dhënie të kontratës. Tenderi ekonomikisht më i favorshëm, me nënkritere, koificient 0.80 nga vlerësimi i propozimeve teknike me nën kriteret të specifikuar në dosjen e tenderit dhe me koificient 0.20 nga vlerësimi i propozimeve financiare.

Në këtë aktivitet të prokurimit, u pranua vetëm një tender i cili u vlerësua i përgjegjshëm.

Christain Timm, nga  Berlini i Gjermanisë ofertoi me vlertë të përgjithshme të kontratës 19,660 euro.

Me ekspertin në fjalë, ministria nënshkroi kontratë me datë 19 gusht 2022.