Qeveria

Foto: Denis Sllovinja

Qeveria, 1 milion euro për katër ndërmarrje publike

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është marrë vendim për mbështetje financiare për disa ndërmarrje publike.

Ndërmarrja ‘Trepça’ është mbështetur me 100 mijë euro, sepse sipas ministrit të Ekonomisë, Blerim Kuçi, si pasojë e rënies së çmimeve në bursë ka pasur vështirësi ekonomike. Më herët atyre u është bllokuar edhe llogaria nga përmbaruesi.

KRU ‘Mitrovica’ është mbështetur me 200 mijë euro. Edhe kjo ndërmarrje sipas ministrit Kuçi, kanë pasur vështirësi ekonomike, si pasojë e mos inkasimit të pagesave nga pjesa veriore.

KRU ‘Hidromorava’ është mbështetur me 300 mijë euro, ndërsa Kompania Rajonale e Mbeturnave ‘Çabrati’ në Gjakovë, është mbështetur me 400 mijë euro.

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës është mbajtur sot me fillim nga ora 08:30 dhe në të janë miratuar një sërë pikash, si ajo për ndryshimin e Ligjit për Zonat Ekonomike, apo dërgimi në Kuvend të Projektligjit për Filharmoninë, Operën dhe Baletin Kombëtar të Kosovës.